Premçi: Balluku si “Flutura në kabinën time” mbi borëpastruese kur njerëzit kishin ngelur në rrugë
I ftuar në Ora News, Shemsi Premçi, ish-këshilltari i emergjencave civile në Presidencë u shpreh se në raste të tilla emergjente strukturat e qeverisë qendrore dhe saj vendore vlejnë për të dëshiruar.
Premçi tha se ajo që ka rezultuar më keq është se kompanitë nuk disponojnë mjete që kanë paraqitur për operacione në rast dimri dhe për mirëmbajtjen e rrugëve.
Premçi: Në raste të tilla emergjente strukturat e qeverisë qendrore dhe saj vendore vlejnë për të dëshiruar. Ajo që më ka shqetësuar janë justifikimet që bën Rama për veten dhe për ministrat. Ata mundohen që të justifikojnë papërgjegjshmërinë e tyre. Nga ana tjetër, aeroporti i Rinasit nuk ka asnjë borëpastruese dhe as skorie kripe. Këtu kuptohet se çfarë kryeministri dhe ministre infrastrukture kemi. Në këtë aeroport nuk ka pasur asnjë kilogram kripë për të spërkatur pistën.
Ky është niveli më i dobët i gatishmërisë së shtetit shqiptar në 100 vite. Pa kaluar pastaj nga rrugët që të bllokohet nga dëbora dhe akulli aksi Milot-Lezhë që nuk ta pranon askush. Ajo që ka rezultuar më keq është se kompanitë nuk disponojnë mjete që kanë paraqitur për operacione në rast dimri dhe për mirëmbajtjen e rrugëve. Pastaj indiferentizmi i ministres Balluku u pa tek paralajmërimi që bëri IGJEUM për rënien e dëborës në të gjithë territorin e vendin. Ajo nuk u pa në asnjë moment duke takuar Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile që e kanë për detyrë për mirëmbajtjen e rrugëve.
Premçi shtoi se ministrja u shfaq në datë 14 shkurt, kur njerëzit kishin filluar që të ngelnin në rrugë.
Premçi: Ndërkohë, shumë zona po bëjnë javë pa drita tashmë, por ministrja çuditërisht nuk shfaqet. Kapacitetet teknike dhe operacionale së bashku me ministren janë paraqitur në datë 14 kur njerëzit kishin filluar që të ngelnin në rrugë. Kjo është papërgjeshmëri. Ministrja shfaqet dy ditë më vonë mbi borëpastruese, për të bërë reklamë, Flutura në kabinën time. Tani kemi një ministre të përgjegjshme për këtë punë? Se ne nuk kemi prokurori, se duhet të fillonin hetimet qysh kur u bllokuan qytetarët në rrugë në datë 13.