Premtonte viza kanadeze për 70 mijë euro, prangoset mashtruesi
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 46-vjeçar me akuzën për mashtrim. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Fatmir Alla, lindur dhe banues në Tiranë, me arsim të mesëm.
Mësohet se ndaj tij ka denoncuar një 44-vjeçar po nga Tirana, i cili ka deklaruar se Alla i ka marrë 70 mijë euro në këmbim të një vize kanadeze familjare.
44-vjeçari Kastriot Caca, me arsim të mesëm ka pohuar se Alla i është prezantuar si punonjës i Konsullatës Kanadeze dhe i kishte premtuar se do t’i nxirrte vizë kanadeze familjare pas marrjes së 70 mijë eurove por më pas është zhdukur.
Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar ka bërë sot ndalimin me iniciativë të 46-vjeçarit Alla për veprën penale të “mashtrimit”.
“Ndalimi i shtetasit Fatmir Alla u bë për faktin se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetasit Kastriot Caca shumën prej 70 (shtatëdhjetë) mijë eurosh duke e mashtruar për nxjerrjen e vizave Kanadeze familjare duke u prezantuar si punonjës i Konsullatës Kanadeze”, ka sqaruar policia.
KOHA JONË SONDAZH

