FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

President shqiptar në Maqedoninë e Veriut? Premton nënkryetari i LSDM: Një nga 3 postet kryesore do jetë i tyre

Nënkryetari i LSDM, Muhamed Zeqiri, foli në emisionin “Real Story” për zgjedhjet e zhvilluara në Maqedoninë e Veriut.

Mes të tjerash, Zeqiri u pyet nga drejtuesi i emisionit, Sokol Balla, se Cfarë do iu japë Zaev shqiptarëve? A mund të jetë presidenti i ardhshëm shqiptar?

Në përgjigjen e tij, nënkryetari i LSDM premtoi që “Gjatë mandatit tonë u bë për herë të parë një kryetar parlamenti shqiptar. Edhe presidenti mund të ndryshojë, por do duhet të kemi diskutim më të gjerë dhe do duhen bërë ndryshime edhe në Kushtetutë. Për ne nuk ka problem. Një nga 3 postet kryesore do të jetë shqiptar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?