Presidentët e Polonisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë nisen drejt Kievit për të takuar Zelenskyn
Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kanë udhëtuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, për t’u takuar me homologun e tyre Volodymyr Zelensky.
Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i presidentit polak, Andrzej Duda, Jakub Kumoch. Vlen të theksohet se këto janë vendet që kanë pritur më së shumti refugjatë lufte, ndërsa se ky takim vjen disa ditë pas asaj të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kanë udhëtuar në kryeqytetin ukrainas Kiev për të takuar Presidentin e Ukrainës Zelensky, tha një këshilltar i liderit polak.
Vendet tona “po tregojnë mbështetje për Ukrainën dhe Presidentin Zelensky”, tha në Twitter këshilltari i presidentit polak Andrzej Duda, Jakub Kumoch..
Vizita e tyre vjen disa ditë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vizitoi qytetin të shtunën .