Presidenti amerikan Donald Trump këmbëngul se Ngushtica e Hormuzit është “territor amerikan”
Me postimin e tij të fundit në platformën TruthSocial, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit është territor amerikan.
Ai publikoi një hartë të zonës strategjike me mbishkrimin “territor i ri amerikan”, duke e paraqitur si pjesë të Shteteve të Bashkuara.
Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, ka qenë prej kohësh objekt mosmarrëveshjeje midis Iranit dhe SHBA-së.
Teherani ka theksuar se nuk do të lejojë asnjë anije të kalojë pa lejen e tij, ndërsa Uashingtoni ka deklaruar se kalimi është i hapur dhe i lirë për të gjitha anijet ndërkombëtare.
Sipas medias ndërkombëtare, veprimi i Trump pritet të shtojë tensionet në rajon, duke sjellë reagime të forta nga Irani dhe duke rritur shqetësimet për sigurinë e transportit energjetik global.
Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë kyçe për ekonominë botërore, pasi aty kalon një pjesë e madhe e eksporteve të naftës nga Lindja e Mesme drejt tregjeve ndërkombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

