Presidenti Bajram Begaj: Koha dëshmoi vlerat si burrë shteti të Presidentit Rugova

Presidenti Bajram Begaj përkujtoi sot në 80-vjetorin e lindjes, Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj vlerësoi se Rugova ishte president i rrallë e vizionar që pa gjithmonë nga Perëndimi për ardhmërinë.

“Koha dëshmoi vlerat e tij si burrë shteti për të cilat kemi nevojë sot e përgjithmonë”, u shpreh Begaj.

“Të gjithë shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë me nderim ditëlindjen e Presidentit të Përjetshëm Dr. Ibrahim Rugova!”, përfundoi Begaj mesazhin e tij.

Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova sot do të festonte 80-vjetorin e lindjes (1944-2006).

Ai lindi në 2 dhjetor 1944 në Cerrë të Istogut.

Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Ai u rizgjodh president i Republikës së Kosovës, në mars 2002 dhe në dhjetor të vitit 2004.

Ibrahim Rugova është laureat i shumë çmimeve dhe dekoratave ndërkombëtare, ndërmjet të cilave: çmimi për Paqen i Fondacionit Paul Litzer, në Danimarkë (1995); çmimi për paqen i Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrosco i Farmiguera”.

Ibrahim Rugova vdiq në Prishtinë, më 21 janar 2006.

SHKARKO APP