Presidenti Begaj: Arbëreshët janë shembull i rrallë i ruajtjes së identitetit, historisë, gjuhës, kulturës dhe ritit

Presidenti Bajram Begaj, e nisi turin e dytë të vizitave në rajonin e Kalabrisë nga Civita, (Çifti), një qytet në provincën e Kozencës, i ndërtuar nga një çift arbëreshësh më shumë se 500 vjet më parë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidenti Begaj shkruan se arbëreshët janë shembull i rrallë i ruajtjes së identitetit, historisë, gjuhës, kulturës dhe ritit.

“Civita – Mbajtja e fjalës së dhënë është shumë e rëndësishme për ne shqiptarët. Jam sërish mes arbëreshëve të Kalabrisë për të mbajtur fjalën e dhënë, për të vizituar çdo katund të tyre, si dhe për t’i falënderuar. Arbëreshët janë shembull i rrallë i ruajtjes së identitetit, historisë, gjuhës, kulturës dhe ritit”, shkruan Begaj në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?