Presidenti Begaj mirëpret anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe përfaqësues të akademive nga Europa

Presidenti Bajram Begaj mikpriti sot anëtarët e Akademisë së Shkencave, përfaqësues të akademive nga vendet e rajonit dhe Evropës si dhe bashkëpunëtorë të Akademisë dhe personalitete të tjera, të pranishëm në festimet jubilare me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave.

Gjatë pesë dekadave të fundit, Akademia e Shkencave u kthye në një qendër të mendimit shkencor elitar si dhe avancimit të kërkimit shkencor në vend. Në këtë kuadër Presidenti Begaj vlerësoi se ligji i ri për shkencën duhet të nxisë zhvillimin në të gjithë sistemin e kërkimit shkencor të vendit.

Presidenti Begaj vuri në dukje se hapja e Akademisë ndaj institucioneve kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, ndaj universiteteve, instituteve e qendrave kërkimore, ndaj organizatave shkencore ndërkombëtare, ku shprehet interes për botën shqiptare, është garantuese për të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Republikës vlerësoi kontributet e akademikëve shqiptarë në vijimësinë e reformave të kërkimit shkencor si dhe zhvillimit të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?