Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Presidenti Begaj në OKB: Shqipëria e angazhuar për eleminimin e dhunës ndaj grave

Presidenti Begaj në OKB: Shqipëria e angazhuar për eleminimin e dhunës ndaj grave

Aktualitet
E hënë, 22 Shtator 2025 20:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në Takimin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për 30-vjetorin e Konferencës së Katërt Botërore për Gratë. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit ftoi që të shfrytëzohet koha e mbetur deri në vitin 2030 për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Begaj konstatoi se me gjithë angazhimin e përbashkët në zbatim të Platformës për Veprim të Pekinit, të vendosur në konferencën historike të vitit 1995, progresi në barazinë gjinore është në stanjacion dhe në disa fusha është në regres. “Ky takim duhet të shërbejë si një pikë kthese, duke kaluar nga retorika në veprim. Ne duhet të mobilizojmë burime të mjaftueshme financiare, të përforcojmë kornizat e llogaridhënies dhe të investojmë në veprime të matshme dhe transformuese”, theksoi presidenti, ndërsa ndau me liderët botërorë përvojën e Shqipërisë.

Mund t'ju interesojë

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 51 minutash
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Para 1 ore
Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Para 1 ore
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidenti Begaj renditi reformat ligjore, institucionale dhe shoqërore të ndërmarra nga Shqipëria për barazinë gjinore, rritjen e buxhetit dhe fondeve, fuqizimin e rolit të vajzave dhe grave në vendimmarrje të rëndësishme. Kreu i Shtetit theksoi se këto reforma të ndërmarra e kanë bërë barazinë gjinore një aspekt të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke e konsideruar barazinë gjinore si faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm, kohezionin shoqëror dhe prosperitetin e përbashkët, Presidenti i Republikës rikonfirmoi qëndrimin se Shqipëria është zotuar për dy veprime prioritare sipas Agjendës së Veprimit Pekin+30: së pari të intensifikojë përpjekjet për të eliminuar dhunën ndaj grave dhe së dyti të zgjerojë zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm ndaj gjinisë.

Samiti i këtij viti Asamblenë e Përgjithshme me rastin e 30-vjetorit të Konferencës së Katërt Botërore për Gratë kishte në fokus rikonfirmimin e angazhimit, sigurimin e burimeve dhe përshpejtimin e zbatimit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim për të arritur barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave me synim reflektimin e përbashkët mbi progresin dhe sfidat e vazhdueshme në avancimin e barazisë gjinore në mbarë botën.

Etiketat e lidhura

Bajram Begajokb
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 6 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 22 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 23 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 30 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.