FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Begaj pret delegacionin nga Koreja e Jugut: Forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Presidenti Bajram Begaj, priti këtë të premte në një takim një delegacion të grupit parlamentar të miqësisë Koreja e Jugut-Shqipëri.

Gjatë bisedës më anëtarët e Asamblesë Kombëtare koreane, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e lidhjes ndërparlamentare midis dy vendeve për të forcuar dialogun politik. partneritetet ekonomike, si edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore midis dy vendeve.

Kreu i shtetit përgëzoi deputetet koreanë për kontributin e dhënë përmes grupit parlamentar të miqësisë duke inkurajuar forcimin e këtij bashkëpunimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkëmbimet në këtë nivel, vlerësoi Presidenti Begaj shërbejnë për forcimin e besimit politik duke hapur dyert për bashkëpunime në fusha të rëndësishme me interes të ndërsjellë midis dy vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?