Presidenti: Besoj shumë që Shqipëria do ta kalojë grupin

“Besoj shumë që Shqipëria do të kalojë grupin”. Kështu mendon presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një rrëfim ndryshe, jashtë politikës, dhe tërësisht afër sportit.

“I gjithë rrugëtimi që u realizua ky objektiv e bën fakt historik. Tashmë brenda ekipit kombëtar të futbollit janë djem që vijnë nga treva të ndryshme shqiptare. Të gjithë këta elementë e bëjnë të plotësueshme përcaktimin si një arritje historike. Krahas saj është përpjekje madhore që vjen si produkt i profesionalizmit të djemve të Kombëtares dhe drejtuesve të ekipit”, tha ai për “Ora News”.

Më shumë se optimist për atë që ai e quan si surprizën e këtij kampionati, pikërisht kombëtaren, Nishani shkon edhe më tej kur bën një prognozë se si mendon ai do të shkojnë tre sfidat e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë shpresoj të kemi surpriza. Besoj të barazojmë në ndeshjen me Zvicrën e Francën dhe të fitojmë me një rezultat të ngushtë 1-0 me Rumaninë”, citon ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, kur jemi në momentet më të nxehta të vigjiljes së Europianit, Nishani shprehet për herë të parë edhe për debatin e ndërtimit të stadiumit kombëtar, debat ky i cili mori orientim politik. Sipas tij, mesazhi është për të bërë kujdes, në mënyrë që nesër një qeveri tjetër të mos e anullojë këtë praktikë, të denoncuar nga opozita.

“Pikëpamja ime është se aktualisht vendi ku ndodhet stadiumi është jo i përshtatshëm për një stadium të përmasave kombëtare. Në asnjë kryeqytet të botës, por as në qytete të mëdhaja stadiumi nuk ekziston në pjacën kryesore të vendit pasi i mungon insfrastruktura e nevojshme dhe e bën të pamundur dhe krijimin e kësaj infrastrukture. Nëse ndodh do krijonte një problem tjetër. Nuk mund të jetë e suksesshme nëse e koncepton si raport force. Mund të ndodhë që qeveria që vjen me arsye të tjera me kritere të tjera të vendosë të ndërtohet një stadium i përmasave kombëtare në një vend tjetër”, tha Nishani.

Presidenti do ta shohë ndeshjen e Francës më 15 qershor, në një kohë që konfirmon edhe një vizitë afër skuadrës kombëtare. Ndërkaq, për ndeshjen me Rumaninë, ai ka vendosur të hapë dyert e Presidencës, për të parë aty live ndeshjen shpresojmë jo të fundit të kuqezinjve në këtë Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?