Presidenti i Ora News, Ndroqi: Mirënjohje SHBA për mbështetjen e pakursyer
RTV Ora News ka raportuar dhe kontribuar gjatë procesit thuajse dy vjecar të diskutimit politik dhe teknik për një reformim rrënjësor, të plotë dhe pa kompromis për të ç’rrënjosur korrupsionin nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri.
Presidenti I RTV Ora News Ylli Ndroqi, shpreh mbështetjen e palëkundur ndaj kësaj reforme jetike dhe përcaktuese për të ardhmen evropiane të shqiptarëve.
Z.Ndroqi, përmes sipërmarrjes së tij mediatike ka investuar të gjitha energjitë dhe burimet njerëzore në përkrahje të interesit të popullit shqiptar, të mbështetur edhe nga partnerët ndërkombëtarë, me në krye aleatin historik dhe strategjik, SHBA si dhe BE.
Një drejtësi e barabartë për të gjithë shqiptarët dhe ndëshkueshmëri për të korruptuarit dhe shkelësit e ligjit, është ajo për të cilën grupi mediatik Yldon i z.Ndroqi angazhohet t’i qëndrojë në krah klasës politike shqiptarëve dhe veçanërisht partnerëve ndërkombëtarë, të cilët kanë marrë përsipër të përfshihen në zbatimin e kësaj reforme që do të shënjojë historinë demokratike të vendit.
Askush nuk duhet t’i trembet zbatimit të ligjit dhe gjithkush e shkel atë duhet të përgjigjet përpara drejtësisë. Presidenti i Ora News uron që kjo ditë të mos jetë e largët për Shqipërinë dhe shqiptarët në rrugëtimin e përbashkët me partnerët amerikanë dhe evropianë
KOHA JONË SONDAZH

