Presidenti i Parlamentit të Greqisë mesazh ngushëllimi Ruçit: Solidaritet me familjet e prekura nga tërmeti

Presidenti i Parlamentit të Greqisë, Konstandinos Tasulas, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Në mesazhin e tij Tasulas shpreh ngushëllimet për familjet që humbën njerëzit e tyre dhe solidaritetin për popullin shqiptar.

“Në këto çaste të vështira, emër të Parlamentit të Greqisë, timin personal dhe të popullit grek, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe simpatinë e thellë për familjet që humbën njerëzit e tyre, për qytetarët që luftojnë për përballimin e pasojave të tërmetit si edhe për të gjithë popullin shqiptar”, shkruan midis të tjerash në mesazhin e tij Presidenti i Parlamentit të Greqisë, Konstandinos Tasulas.

SHKARKO APP