Presidenti i ri, Baton Haxhiu: Rama kërkon që të ketë përplasje brenda opozitës

Sot në Kuvend u dogj raundi i parë për Presidentit e ri, kjo pasi nuk kishte asnjë kandidaturë në Kryesinë e Parlamentit.

Analisti Baton Haxhiu thotë se kryeministri Edi Rama e ka mundësinë për ta zgjedhur vetë presidentin, por kërkon që të ketë një përplasje brenda opozitës, lidhur me këtë çështje.

Për të kryeministri Edi Rama po e vendos opozitën në një situatë shumë të vështirë.

“Rama e ka mundësinë e zgjedhjes së presidentit, e ka idenë se edhe kush mund të jetë. Por, a e do një përplasje të opozitës edhe për këtë çështje? E do. A e do që ta vendosë në opinion publik dhe të ndërkombëtarëve që këta ende nuk mund të jenë si grup parlamentar me një komunikim për një çështje kaq të rëndësishme? E bën. Mendoj që opozitën po e vendos në një situatë shumë të vështirë”.

SHKARKO APP