Presidenti i ri, Bushati: Procesi edhe më tallës se anketimi për kanabisin

Sot socialistët shkruajtën 3 emra të preferuar për ti parë në garën se kush do të jetë Presidenti i ri i Shqipërisë.

Analisti Andi Bushati e konsideron si qesharake dhe tallëse, procedurën e ndjekur nga mazhoranca. Për të ky proces i duket edhe më tallës se anketimi i Këshillimit Kombëtar për legalizimin e kanabisit.

“Unë mendoj se është një tallje. Pashë ato skenat qesharake sot kur deputetët e PS votonin në kutinë e fshehtë sikur po propozonin emra. Kush po propozojnë emra? Këta ministra që e morën vesh nga televizoni që u bënë ministra? Më duket tallje më e madhe se ajo e Këshillimit Kombëtar për legalizimin e kanabisit”, tha Bushati në ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?