Presidenti merr pjesë në pritjen e Nunciaturës Apostolike për dyvjetorin e zgjedhjes së Papa Françeskut

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka marrë pjesë sot në pritjen e Nunciaturës Apostolike, në Tiranë, me rastin e dyvjetorit të zgjedhjes së Papa Françeskut. I shoqëruar nga bashkëshortja, Zonja e Parë, Odeta Nishani, Presidenti u ka shprehur Përfaqësuesve të Kishës Katolike urimet për përmbushjen e misionit hyjnor të Papës.

Një ditë më parë Kreu i Shtetit i dërgoi një mesazh urimi Papa Franceskut me rastin e dyvjetorit të misionit Papnor në emër edhe të popullit shqiptar.
“Dëshiroj që edhe njëherë t’Ju ripohoj At i Shenjtë angazhimin tim e të popullit shqiptar në forcimin dhe pasurimin e mëtejshëm të lidhjeve institucionale dhe shpirtërore që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë në përçimin e vlerave të bashkëjetesës ndërfetare dhe në shërbim të paqes në botë”, i ka shkruar Presidenti Nishani, Papa Franceskut.

SHKARKO APP