Presidenti Meta: Grupet kriminale në pushtet janë identifikuar. Askush të mos mendoj se me paratë e drogës mund të deformojnë zgjedhjet

Placeholder Image

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për raportin “Zërit të Amerikës” që vlerëson se gjatë këtij viti është rritur kultivimi i drogës. Presidenti Meta shprehet se rritja e kultivimit të drogës me afrimin e zgjedhjeve është kthyer në një traditë.

Kreu i shtetit shton se grupet kriminale në pushtet janë identifikuar dhe askush nuk mund të deformojë vullnetin e shqiptarëve në 25 prill 2021 dhe të pengojë të ardhmen europiane të shqiptarëve.

Reagimi i plotë i kreut të shtetit, Ilir Meta

“Asnjë surprizë! Shtimi i kultivimit të kanabisit, me afrimin e zgjedhjeve, është kthyer tashmë në traditë.

Është një “koncension” për grupet kriminale, që në këmbim të përfitimeve kolosale nga kanabisi, u kërkohet nga ortakët në pushtet “kontrolli elektoral” i Qarqeve.

Që prej publikimit të raportit të fundit vjetor të Qendrës Europiane të Drogave, i kam bërë thirrje Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese të përqëndrohen seriozisht në luftën kundër këtij fenomeni kanceroz, që aq shumë e ka dëmtuar shoqërinë tonë dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Lufta kundër drogës është kusht për integrimin europian.

Askush të mos mendojë, lëre më të guxojë, që me paratë e kanabisit, të deformojë vullnetin e shqiptarëve në 25 prill 2021 dhe të pengojë të ardhmen europiane të shqiptarëve.

Grupet kriminale dhe ortakët e tyre në pushtet janë të identifikuar!

ARTIKULLI I PLOTË I “VOA”: Shqipëri, kultivimi i cannabisit në rritje për të dytin vit radhazi”.

SHKARKO APP