Presidenti Meta: Grushti migjenian ndaj malit që s’bzan është ende një kryesimbol
Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 82-vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit kombëtar, Migjeni. Në një mesazh në rrjetet sociale, kreu i shtetit risjellë një analizë të shkrimtarit Moikom Zeqo mbi rëndësinë e veprës së Migjenit në jetën sociale dhe politike në vend.
Mesazhi i Presidentit Meta në Facebook:
Në 82-vjetorin e kalimit në përjetësi të poetit kombëtar, Migjeni, vetëm një personalitet i madh, si i paharruari Moikom Zeqo, mund t’i analizonte kaq mjeshtërisht simbolikat e forta të kryeveprave të Tij:
“O, si nuk kam një grusht të fortë” – kjo thirrje e apostrofuar e Migjenit është e shumëkuptimshme.
Migjeni flet për një grusht shpirtëror ndaj së keqes shekullore, prapambetje e mendësisë së gurëzuar…
Sa intelektualë shqiptarë, fatkeqësisht, turpërisht, përsëritën servilizmin ritual, duke përdhosur kështu vetveten.
Mali që s’bzan!
Sot ky mal është demokraci e keqpërdorur barbarisht, është korrupsioni i llahtarshëm, shkatërrimi i shtetit, degradimi i shoqërisë, përdhosja e moralit…
Grushti Migjenian ndaj malit që s’bzan, është ende një kryesimbol.
Të plogëtit, le të vegjetojnë, në kalbësirën e tyre morale, kundërmuese, sulfurike, fosilizuese, vetëshkatërruese përfundimisht, fatalisht.
Duket sikur Migjeni nuk shkruan thjesht me fjalë. Shqyen kohërat. Kohërat e prapambetjes dhe të vonesave mendore. Konstrukton shpresën. Për një të ardhme të denjë kombëtare dhe njerëzore”. ??
https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/3289889951057255/