Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 07:32 NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi Gjatë takimit të NATO-s në Berlin liderët perëndimorë paralajmëruan Rusinë ndaj provokimeve të mëtejshme. Aleanca riafirmoi gatishmërinë për të mbrojtur çdo centimetër të territorit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Meta intervistë për “Euronews”: Tani është koha që të dëgjohet zëri i popullit shqiptar

Aktualitet E enjte, 27 Shkurt 2020 12:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Presidenti Ilir Meta ka dhënë sot një intervistë për rrjetin televiziv “Euronews”, media më e madhe e Bashkimit Europian. Kreu i shtetit ka shpjeguar atë që po ndodhë në Shqipëri dhe arsyet se Presidenti i Republikës është detyruar të zhvillojë një manifestim.

Për ta bërë më të qartë situatën në Shqipëri për të huajt, Presidenti ka paraqitur gjatë intervistës tabelën e institucioneve të Shqipërisë, ku të gjitha janë në duart dhe kontrollin e qeverisë. “Kjo nuk është luftë për pushtet. Unë po luftoj për shtetin e së drejtës. Po luftoj për të mbrojtur demokracinë nga një regjim njëpartiak, që ka uzurpuar çdo institucion të pavarur në këtë vend, dhe tani do të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese”,- tha ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Intervista e plotë e kreut të shtetit, Ilir Meta për Europnews:

Gazetari: Tani do të lidhemi me Tiranën, për një intervistë ekskluzive me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Ju falëminderit shumë që jeni me ne në “Good Morning Europe”!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fillimisht dua t’ju them se ju jeni Presidenti i vendit, një rol që supozohet të respektoni stabilitetin dhe të promovoni bashkimin. Si e justifikoni thirrjen tuaj për rrëzimin e qeverisë?

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 1 ore
Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Para 1 ore
Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 9 orësh

Presidenti Meta: Ju falëminderit shumë për vëmendjen ndaj vendit tim dhe zhvillimeve të fundit që janë shumë kyçe për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Më duhet t’ju them se sot po jetojmë, fatkeqësisht nën një regjim njëpartiak dhe po përballemi me kërcënimin që të kthehemi tridhjetë vite pas, kur ishim “Koreja e Veriut” e Europës.

Tani po ju tregoj hartën institucionale të Shqipërisë, që përfaqëson të gjitha institucionet e përcaktuara në Kushtetutën tonë. Na duhet të garantojmë mekanizmin e kontrollit dhe balancimit si dhe ndarjen mes pushteteve të ndryshme. Këtu kemi ekzekutivin: është vetëm një parti në qeverisje dhe një parti që ka zhvilluar zgjedhje anti-ligjore dhe anti-kushtetuese vendore në të gjithë vendin. Gjithashtu më duhet ta them që kjo parti qeverisëse, në bashkëpunim me krimin e organizuar, me dosje që flenë në Prokurori prej tri vitesh, ka manipuluar vullnetin e popullit duke vjedhur zgjedhjet në një kohë kur megjithëse mbarë Europa po kërkon hetim prej vitesh, asgjë nuk po ndodh në këtë drejtim.

Këtu kemi Parlamentin, që është një parlament njëpartiak, monist me 122 deputetë aktualë, nga 140 deputetë që duhet të kishte, në kundërshtim me Kushtetutën. Pse? Sepse të gjithë deputetët e opozitës parlamentare të dalë nga zgjedhjet e mëparshme, u larguan nga Parlamenti për shkak të kësaj sjelljeje tepër autokratike nga mazhoranca.

Gazetari: E kuptojmë idenë tuaj, zoti President mbi përbërjen politike.

Presidenti Meta: …dhe gjyqësori, siç e ke shikoni këtu, është vetëm një institucion i pavarur. Të gjitha institucionet e tjera i përkasin një partie të vetme, përfshirë edhe kontrollin mbi gjyqësorin me ligjin më të fundit anti-kushtetues me anë të të cilit policia po merr përsipër shumë autoritetete të prokurorisë dhe të gjykatësve. Edhe me ligjin anti-shpifje kanë vendosur në kontroll edhe të gjithë median.

Gazetari: Ajo që po përpiqemi të themi është se ju, si President, supozoheni të jeni neutral. Vitin e kaluar ju anuluat zgjedhjet vendore në një rast klasik tejkalimi. Ju duhet të qëndroni mbi politikat partiake.

Presidenti Meta: Po, patjetër. Por si mund të qëndroj unë mbi politikat partiake kur kemi një kapje totale të shtetit në Shqipëri nga mazhoranca në pushtet. Kur ajo kontrollon çdo gjë dhe kur u tregua shumë qartë në muajt dhe ditët e fundit, se ata guxuan dhe shkuan deri aty sa kapën, ose uzurpuan atributet kushtetuese të Presidentit të Republikës për emërimin e gjykatësve kushtetues, bazuar në manipulime, falsifikim dokumentesh dhe në një mënyrë shumë të strukturuar kriminale. Ky skandal që ministrja e Drejtësisë…

Gazetari: Kushtetuta u votua në 2016, dhe u miratua në 2018, a nuk jeni duke u sjellë kështu për shmangur shkarkimin tuaj?

Presidenti Meta: Jo, kjo është vetëm trysni politike. Është e qartë, ashtu sikurse e ka konfirmuar edhe OSBE/ODIHR-i për ato zgjedhjet vendore njëpartiake, që nuk ishin zgjedhje legjitime. Dhe sikurse u tha: dekreti i Presidentit të Republikës për zgjedhje të reja vendore, gjithëpërfshirëse për të tëra partitë, nuk u botua në mënyrë joligjore në Fletoren Zyrtare, për shkak të urdhrit të Ministrisë së Drejtësisë dhe të qeverisë.

Kjo nuk ka të bëjë me luftën politike mes Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit. Këtu po bëhet përpjekja e fundit, që me anë të ligjit të ri që është krejtësisht kundër Kushtetutës sonë, ata duan të marrin kontrollin e Gjykatës Kushtetuese që është institucioni më i rëndësishëm i Republikës dhe që garanton të drejtat kushtetuese të qytetarëve tanë.

Ky është problemi dhe kjo arsyeja pse po i drejtohem popullit, sepse sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit shqiptar.

Gazetari: Duket sikur po zhvillohet një luftë për pushtet mes jush dhe kryeministrit, Edi Rama!

Presidenti Meta: Jo, jo! Kjo nuk është luftë për pushtet. Unë po luftoj për shtetin e së drejtës. Po luftoj për të mbrojtur demokracinë nga një regjim njëpartiak, që ka uzurpuar çdo institucion të pavarur në këtë vend, dhe tani do të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese.

Gazetari: Zoti President, a nuk meritojnë shqiptarët diçka më të mirë se sa kjo grindje e papërshtatshme politike? Shqipëria, sipas standardeve europiane është vend shumë i varfër. Vitin e kaluar pësuat një tërmet. A nuk kanë njerëzit përparsi të tjera?

Presidenti Meta: Situata është shumë kritike, sepse standardet europiane në Shqipëri kanë rënë. Dhe kriteret e Kopenhagenit janë shkelur çdo ditë. Tani po zhvillohet beteja përfundimtare për demokracinë dhe rivendosjen e rendit kushtetues në vend.

Gazetari: Si mendoni se do të zgjidhet kjo mosmarrëveshje?

Presidenti Meta: I kam shteruar të gjitha mjetet institucionale. Jam përpjekur ta shmang këtë përplasje institucionale, por ata ishin të vendosur dhe të fiksuar për të rrëmbyer edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Kjo është diçka e papranueshme i kam paralajmëruar prej muajsh se kjo për mua si President i Republikës, është vija e kuqe, sepse përgjegjësia e parë dhe e fundit më e rëndësishme e Presidentit është të mbrojë dhe të ruajë Kushtetutën e Shqipërisë.

Vetëm Kushtetuta na garanton unitetin tonë kombëtar.

Gazetari: Po për thirrjen tuaj për protestë?

Presidenti Meta: Tani është koha që të dëgjohet zëri i popullit shqiptar, i qytetarëve shqiptarë! Që e gjithë bota ta shikojë e ta marrë vesh se çfarë mendon populli shqiptar për këtë situatë. Jam i sigurt që ata do të kenë një mesazh tepër të qartë se nuk duan të rikthehen në një regjim njëpartiak si ai nën të cilin kemi jetuar dikur për pesëdhjetë vite.

Gazetari: Dua t’ju pyes se Shqipëria kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Do që procesi i anëtarësimit të nisë. Të gjitha këto a nuk do ta prapësojnë këtë proces?

Presidenti Meta: I dashur mik, ngritja e Gjykatës Kushtetuese të mbështetur në Kushtetutë dhe me integritet, është një prej kushteve kyçe të Bundestagut gjerman si dhe partnerëve europianë. Kështu që Shqipëria ka shumë probleme me sundimin e ligjit, me shtetin e së drejtës, por nëse shkojmë në këtë drejtim, me siguri që hapja e negociatave do të mbetet edhe për shumë vite të tjera një ëndërr.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi
Para 18 minutash

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 34 minutash

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë
Para 36 minutash

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 10 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 12 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 19 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 9 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.