Presidenti Meta nuk shkarkohet, vjen reagimi i parë nga Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ka dhënë qëndrimin e tij mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos e shkarkuar Ilir Metën si President. Një komentues i shkruan në një postim në “Facebook” se “Ja fute Amerikës o trim, sa ike në Amerikës Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin për Ilir Metën”. Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama i drejtohet komentuesit duke i thënë se sharjet e përqeshjet nuk janë argumente, ndërsa shton se “Unë që ta dish ti dhe kushdo flet me këtë gjuhë, nuk jetoj as për të vjedhur, as me të vjedhur”.
Reagimi i plotë
Sharjet, përqeshjet, përgojimet nuk janë argumenta, ndërkohë që unë nuk di të bëj gjoja, s’kam ditur kurrë të bëj gjoja me punën time, sepse puna është pasioni im dhe pasion me gjoja nuk ka. Sa për vjedhjet e vrasjet me siguri ke ngatërruar adresë, po kur njeriu nuk e ka mendjen të debatojë, po të denigrojë, e ngatërron edhe adresën njësoj si i dehuri që humbet rrugen…
Unë që ta dish ti dhe kushdo flet me këtë gjuhë, nuk jetoj as për të vjedhur as me të vjedhur, sepse kam shumë respekt për emrin që më kanë lënë të parët e mi dhe do t’u lë fëmijëve të mi!
Arsyeja pse po të përgjigjem është se une besoj që çdo komunikimi i duhet dhënë një shans dhe nuk ka arsye për të mos e bërë me njerëzit e zakonshëm që hyjnë e komentojnë këtu, edhe kur e tejkalojne kufirin etik!
Mbase kjo ndihmon, mbase jo, po nga ana ime besoj se në vend se të harxhohen germa e fjali shqip për të sharë e për të përqeshur, mund të përdoren për të dëgjuar njëri-tjetrin ME NJËRZILLEK.