Presidenti Meta: Padi në Kushtetuese për kalimin e teatrit në varësi të bashkisë (VIDEO)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot se kalimi i pronës së Teatrit Kombëtar në varësi të Bashkisë së Tiranës është një akt jokushtetues.

Në një konferencë për mediat, Presidenti tha se ka paditur këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese.

“Sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë. Është detyrim kushtetues i Presidentit që të garantojë të drejtën për pronën publike”, – tha ndër të tjera Presidenti.

Kreu i shtetit deklaroi se Bashkia e Tiranës nuk ka juridiksionin për t’u shprehur për një çështje si kjo e Teatrit Kombëtar.

“Autoritetet kanë reaguar këto javë se nuk tërhiqen për shembjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar. Bashkia nuk mund të shprehet për një pasuri të tillë. Juridiksioni i Bashkisë së Tiranës është i kufizuar për një ndërtesë publike”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.

Presidenti shtoi se vendimmarrja për çështje të tilla duhet t’u takojë institucioneve më të larta. “Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që ka të drejtë të shprehet për vendimmarrje të tilla. Kompleksi i godinave në diskutim është përdorur që në fillim për qëllime kulturore. Ky kompleks godinash nuk i përket më një qeverie apo një bashkie, por gjithë qytetarëve”,- deklaroi Presidenti Meta.

Presidenti deklaroi se organizata Europa Nostra e mbështetur nga BE e ka vlerësuar këtë godinë dhe ka kundërshtuar shembjen. “… Kalimi në pronësi i godinës së Teatrit me qëllim të përcaktuar, përbën dëmtim të parikuperueshëm të trashëgimisë sonë kombëtare. Godina ka krijuar kujtesën e tij dhe e përbën atë përfaqësues të denjë të trashëgimisë ndërkombëtare që është pronë e të gjithë të dhe gëzon mbrojtje të drejtpërdrejtë nga kushtetuta. Nga qeveria dhe bashkia duhet për ndërtimin e godinave të reja, por jo prishjen e godinës. Ekzistenca e kompleksit të teatrit është pjesë e kulturës kombëtare. Organizata Europa Nostra e mbështetur nga BE e ka vlerësuar këtë godinë dhe ka kundërshtuar shembjen. Të kundërshtosh BE është sinjali më i keq për vlerat që jemi përpjekur 30 vjet t’i përqafojmë. Kjo e bën të domosdoshme të vendoset pezullimi i shembjes derisa të marrë vendim Gjykata Kushtetuese”,- tha Presidenti.

Jo vetëm Bashkia, por asnjë institucion shtetror nuk mund të kryejë apo marrë asnjë vendim pas padisë së Presidetit, pa u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/598420474404017/

SHKARKO APP