Presidenti Meta pritet edhe nga Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut
Presidenti Meta ka takuar kryetarin e parlamentit maqedonas. Pas takimit ai shkruan:
Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi. E falënderova për rolin kyç të shqiptarëve për garantimin e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut, që u shpreh qartë edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale.
Vlerësova edhe drejtimin e tij gjithëpërfshirës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut duke garantuar të drejtat e opozitës dhe pjesëmarrjen e plotë të saj në jetën institucionale dhe demokratike të vendit
KOHA JONË SONDAZH

