Presidenti Meta publikon mesazhin e Papa Françeskut: Zoti i ndihmoftë gazetarët t’i shërbejnë gjithnjë së vërtetës

Në të mërkurën e Javës IV të Pashkëve, Papa Françesku kryesoi Meshën në Shtëpinë e Shën Martës. Një pjesë e rëndësishme e fjalimit të Atit të Shenjtë ju kushtua njerëzve të medias, të cilët po përballen me vështirësi të jashtëzakonshme gjatë pandemisë së koronavirusit.

Mesazhi i Papa Françeskut është publikuar nga Presidenti Ilir Meta në faqen zyrtare në Twitter.

“Le të lutemi së bashku për burrat dhe gratë që punojnë në media. Ata kanë rrezikuar dhe kanë punuar shumë gjatë kësaj pandemia. Zoti i ndihmoftë në misionin për të transmetuar të vërtetën”,- shprehet ndër të tjera Papa Francesku në mesazhin e tij.

SHKARKO APP