Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Meta shpërndan postimin e Ambasadores së SHBA dhe citon poetin e njohur amerikan

Aktualitet
E mërkurë, 24 Qershor 2020 15:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale postimin e Ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila ditën e djeshme nënshkroi një marrëveshje me qeverinë shqiptare për projektin e restaurimit të zonave historike në Krujë, Durrës dhe Prezë.

Marrëveshja u nënshkrua në Krujë dhe pjesë e projektit është rikonstruksioni i zonës historike që lidhet me Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 36 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 1 ore
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 2 orësh

Duke vlerësuar këtë gjest të veçantë të SHBA dhe nismën personale të Ambasadores Yuri Kim, Presidenti Meta ka sjellë në vëmendje dhe poetin e njohur amerikan Henry Longfellow, i cili një prej veprave të tij më të njohura ja ka kushtuar Skënderbeut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Poeti amerikan, shumë i dashur për mua, Henry Longfellow, përshkruan hyrjen fitimtare të Gjergj Kastriot Skënderbeut në Krujë me këto vargje: “The city Croia called, The city moated and walled, The city where he was born, – And above it the morning star”,- shkruan kreu i shtetit në postimin e tij.

Fjala e Ambasadores Yuri Kim në Ceremoninë e Nënshkrimit të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore

Ministre Margariti, të nderuar të ftuar, mirëmëngjes dhe faleminderit që u bashkuat me ne.

Sot shënojmë fillimin e projektit për të restauruar sitet (vendet) kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Krujë, Durrës dhe Prezë si pjesë e Projektit të Fondit të Ambasadorëve të Sh.B.A. për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP).

Që nga krijimi i tij në vitin 2001, Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore ka ofruar mbështetje financiare për më shumë se 1,000 projekte në mbi 125 vende të botës. Këto angazhime tregojnë se sa thellë Shteteve të Bashkuara respektojnë trashëgiminë kulturore të vendeve të tjera.

Në Shqipëri, ne kemi punuar në projekte të shumta përmes këtij fondi, përfshirë restaurimin e Galerisë Nr. 3 të Kalasë në Gjirokastër, dokumentacionin e muzikës Iso-Polifonike shqiptare, si dhe ruajtjen e Kullës së Sahatit në Tiranë. Sot, po nënshkruajmë një grant prej afro 800,000 dollarësh për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë. Jam e kënaqur të vërej se ky është projekti ynë më i madh i Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore në Shqipëri deri më sot. Dua të falënderoj Zj. Lejla Hadzic dhe ekipin e saj të “Trashëgimisë kulturore pa kufij”, Ministren Margariti, Zj. Arta Dollani dhe ekipin e saj të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, partnerët tanë në Fondin e Trashëgimisë Botërore dhe ekspertët vendas për pasionin dhe përkushtimin e tyre ndaj kësaj nisme. Dëshiroj të falënderoj gjithashtu Fondin e Princit Clause të Hollandës dhe Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, për kontributet e tyre ndaj këtyre përpjekjeve të ruajtjes kulturore.

Ky projekt dy-vjeçar do të fillojë punën në Kullën C në Durrës, dhe më pas do të vazhdojë me punën në Teqenë e Dollmës këtu në Krujë, në Kalanë mesjetare të Prezës dhe në Kullën e Sahatit të Kështjellës së Krujës.

Të gjitha këto vende kanë një vlerë të jashtëzakonshme kulturore dhe unë jam veçanërisht e lumtur që po e nënshkruaj këtë Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e këtyre granteve të AFCP-së këtu në Krujë, që është shtëpia e Skenderbeut, heroit kombëtar të Shqipërisë. Poeti amerikan Henry Wadsworth Longfellow dikur shkroi për kthimin e Skënderbeut në Krujë:

Dhe me zemrën plot gëzim
Kapërceu lumin Drin
Dhe u-gdhi e n’agullim
Pa kështjellën Ak-Hissar,
Krujën, ah atë qytet
Rreth me mur e me hendek,
Tek u-lint e tek u-rrit,
Yll mëngjezi mi të ndrit.

Duke lexuar këto rreshta frymëzues për domethënien e Krujës, jam thellësisht e nderuar që Shtetet e Bashkuara do të luajnë një rol në ruajtjen e këtij vendi historik, i cili ka një kuptim kaq të thellë për popullin shqiptar. Ky projekt i ruajtjes së kulturës tregon vlerën që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë trashëgimisë së pasur të Shqipërisë dhe shpresa ime është që puna e përfunduar do të qëndrojë si një dëshmi për miqësinë e thellë midis dy popujve tanë.

Me krahë të lehta! Faleminderit!

Etiketat e lidhura

ilir meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 36 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 40 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.