FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta: Tani përgjegjësinë e kanë numëruesit. Sondazhet janë me prapavijë politike. Askush të mos cenojë këtë proces

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas mbylljes së procesit të votimit duke u bërë thirrje qytetarëve të relaksohen dhe të presin rezultatet e numërimit.

Kreu i Shtetit ka komentuar dhe sondazhet (Exit Pollet) duke shtuar se “Sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit”.

“Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi. Tani është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine! Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet! Sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit. Qetësi dhe paqe tani për të gjithë ju!

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria ka fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim”,- deklaron kreu i shtetit.

Lexoni edhe….

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?