Presidenti Meta: Nuk merrem me inskenime, por kur të jetë manifestimi final do ta shporr këtë bandë

Kryeministri Edi Rama prej më shumë se një jave akuzon kreun e shtetit, sipas tij, si organizator i protestave të ditëve të fundit.

I pyetur nga mediat gjatë konferencës me Presidenten e Kosovës në detyrë, Vjosa Osmani, kreu i shtetit shqiptar deklaroi se ai nuk merret me inskenime dhe kur është dashur e ka thirrur popullin në shesh me mimoza.

“Qytetarët e Shqipërisë e dinë shumë mirë se nuk kanë në krye të shtetit një tinzar dhe as palaço. Kanë një president që kur e thotë një fjalë, e çon deri në fund.  Kanë një president që kur e thotë një fjalë e çon deri në fund. Ka bërë një manifestim deri në fund. E bëra me mimoza. Model! I kam bërë vetëm një thirrje popullit dhe populli ka qënë aty. Nuk merret me inskenime. Në këtë drejtim të jeni të sigurt që nëse do të ketë manifestim tjetër nga presidenti, do të jetë një dhe vetëm një dhe do të jetë publik. Do të jetë i fundit kundër dhunës për t’i dhënë fund një regjimi të dhunshëm. Nuk kam dashur të merrem me këtë çështje. E kam pasur vëmendjen tek buxheti për t’i dhënë mundësi për të menaxhuar buxhetin. Është skandaloz. Mos të dyfishohen pagesat për koncesionet. Kam qënë i fokusuar tek këto çështje”,- deklaroi ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.

Presidenti la të kuptohej se manifestimi tjetër që do ta organizojë populli e Presidenti do ti jap fund krimit e pushtetit të Rilindjes.

SHKARKO APP