Presidenti Meta vizitë në Skrapar, një dolli për Demir Zykon te “Verori” dhe takim me poetin e madh Xhevair Spahiu

Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë sot në Skrapar. Fillimisht ka postuar një foto nga zona turistike e Bogovës, ndërsa më pas ka vizituar qytetin e Çorovodës ku është takuar me qytetarët në lokalin më të njohur të këtij qyteti, “Verori”.

Në lokalin e njohur nuk kish si të mungonte ngritja e një dollie me raki Skrapari për këngëtarin e njohur dhe ikonën e muzikës popullore të Skraparit dhe Shqipërisë, Demir Zyko. “Sot tek “Verori” në Çorovodë, një shëndet për përjetësinë e këngëtarit legjendar të maleve tona, Demir Zyko“, –shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Gjatë vizitës në Çorovodë Presidenti është takuar dhe me poetin e madh, Xhevair Spahiu. “Shumë i lumtur të takohem me poetin tonë të madh Xhevahir Spahiu, sidomos në Skrapar, ku ndodhet Mali i shenjtë i Tomorrit që aq shumë e ka frymëzuar për veprat e tij të jashtëzakonshme”,- shprehet kreu i shtetit në postimin e tij.

FOTO/ Presidenti Meta në Bogovë, në Çorovodë dhe takimi me poetin e njohur, Xhevair Spahiu

SHKARKO APP