Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:38 Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit Sot mblidhen deputetët në seancën e parë plenare që pas nisjes së protestave të dhunshme, ndërsa studentët kanë paralajmëruar sërish tubim te Kuvendi. Policia…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Presidenti Meta vlerëson aktorin Petrit Malaj me Titullin ”Mjeshtër i Madh”

Presidenti Meta vlerëson aktorin Petrit Malaj me Titullin ”Mjeshtër i Madh”

Aktualitet
E hënë, 20 Janar 2020 11:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit, ku merrnin pjesë aktorë, regjisorë, profesorëe pedagogë të Universitetit të Arteve dhe personalitete të artit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi aktorin e shquar, Petrit Malaj me Titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin:“Për talentin e spikatur dhe profesionalizmin në realizimin e shumë roleve artistike si në ekranin e kinemasë, ashtu dhe në skenën e teatrit; për kontributin e dhënë në organizimin dhe drejtimin e strukturave akademike të artit skenik”. Duke i dorëzuar vlerësimin e lartë, Presidenti Meta vuri në dukjekënaqësinë e veçantë të nderimit të një personaliteti të artit skenik e filmit shqiptar, dhe një pedagog me 35 vite eksperiencë pedagogjike në Universitetin e Arteve.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

”Kontributi i tij është real dhe i prekshëm, si në krijimtarinë e tij aktoriale ashtu edhe në fushën pedagogjike. Me krijimtarinë e tij, Malaj është një personalitet i njohur për publikun shqiptar, ku me personazhet e interpretuara prej tij ka fituar simpatinë e të gjithëve. Ai ka interpretuar në mbi 20 filma artistik, në shumë pjesë teatrale dhe përherë ka transmetuar plot talent te publiku jetën e personazheve të tij. Petrit Malaj i përket një brezi të artë të artistëve shqiptarë. Nuk mund të lë pa veçuar rolet e tij në filmat si, ”Besa e Kuqe”, ”Nëntori i Dytë”, “Militanti”, “Balada e Kurbinit”, “Kolonel Bunker”, e në veçanti në filmin “Kur hapen dyert e jetës”, që është aq i dashur për publikun shqiptar edhe sot. Së fundmi ai është rikthyer me shumë sukses në teatër në shfaqjen ”Vizita e Inspektorit” me regji të regjisorit Altin Basha”.

Mund t'ju interesojë

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Para 15 minutash
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 24 minutash
Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Para 36 minutash

Malaj ka luajtur krah figurave më të mëdha të filmit shqiptar. Figura ikonike të ekranit dhe teatrit të cilët janë krenaria e artit shqiptar, si Sandër Prosi, Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Ndrek Luca, Timo Flloko, Kastriot Çaushi, e shumë artistë të tjerë dhe regjizorë të talentuar. Interpretimi pranë këtyre figurave të skenës dhe filmit shqiptar, fillimisht si student i disave prej tyre, e më pas si profesionist, bëri që, me eksperiencën e tij, të krijonte një profil të spikatur si aktor”,-nënvizoi Presidenti i Republikës.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

”E larmishme sigurisht, është edhe karriera e tij pranë institucionit të vetëm publik të arsimit të lartë artistik në Shqipëri, si udhëheqës artistik i teatrit të Akademisë së Arteve, Dekan i Fakultetit të Artit Skenik dhe Rektor i Universitetit të Arteve. Me krijimtarinë e tij, punën pedagogjike dhe drejtuese në Universitetin e Arteve, Petrit Malaj është pjesë e kontributit shumëvjeçar të brezave të shumtë të aktorëve, pedagogëve e studentëve për artin shqiptar. Shkolla e artit shqiptar ka patur dhe ka personalitete të spikatura e të shquara, të cilët kanë dhënë një kontribut të vyer për ta çuar atë në nivele të larta. Petrit Malaj është njëri prej tyre. Nisur nga ajo çfarë Petrit Malaj na ka afruar, me figurat e interpretuara në skenë dhe ekran, si dhe me punën e tij pedagogjike, ai ka krijuar një portret tejet të vecantë dhe interesant, i cili përherë ka ardhur tek ne duke promovuar energji pozitive e duke na dhënë sidomos në ekran, figura plot emocion. I uroj zotit Malaj suksese të mëtejshme në karrierën e tij artistike, i bindur se ai dhe brezi i artistëve të cilit i përket, janë shembull për të rinjtë shqiptarë që aspirojnë ekranin dhe skenat shqiptare e ndërkombëtare”.

Etiketat e lidhura

ilir metaMjeshter i MadhPetrit MalajPresidenti i Republikës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit
Para 9 minutash

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë ins...

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus
Para 13 minutash

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s
Para 15 minutash

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 24 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.