Presidenti nderon Prend Doçin, Abatin e Mirditës me dekoratën “Nderi i Kombit”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vlerësoi gjatë një ceremonie të zhvilluar djenë shkollën e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” të qytetit të Rrëshenit, Imzot Prend Doçin, Abatin e Mirditës (Pas vdekjes)  me Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe nderimi shtetëror përveprimtarinë e tij të shquar e të patjetërsueshme patriotike, fetare dhe politike në shërbim të misionit kombëtar dhe përhapjes së dijes e kulturës”.

Dekorata iu dorëzua Ipeshkvit Kristoforo Palmieri të Dioqezës së Rrëshenit në prani të Imzot Rrok Mirditës, Imzot Masafrës, Vikarit të përgjithshëm të Dioqezës, Don Xhanfranko Kadeneli, kryetarit të Bashkisësë qytetit, Ndue Gega, përfaqësuesve të pushtetit qendror dhe vendor, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, autoriteteve të besimit fetar si dhe mësuesve dhe studentëve të Shkollës “Shën Jozefi Punëtor”.

Vizita e Presidentit Nishani në Rrëshen nisi me një takim të shkurtër  me mësues dhenxënës në laboratorin e elektroteknikës të Shkollës së mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” të qytetit.

Një mikpritje siç e do zakoni me bukë, kripë e zemër ishte rezervuar për Kreun e Shtetit në hollin e shkollës ku ishte hapur edhe një ekspozitë, për të vijuar më pas me ceremoninë e dekorimit dhe në fund të saj, një koncert muzikor nga grupi i fëmijëvevalltarë të zonës. Presidenti Nishani zhvilloi edhe një vizitë në Katedralen e qytetit, gjatë së cilës iu dhurua nga Ipeshkvi Palmieri një ikonë dhe një libër rreth historisë së saj.

SHKARKO APP