Presidenti Nishani: Ky vit pati arritje të mëdha, gëzuar 2015 dhe mbarësi për shqiptarët

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka urur të gjithë shqiptarët dhe bashkëkombasit kudo që jetojnë, për Vitin e Ri 2015.

Presidenti Nishani në mesazhin e tij u shpreh se, ‘Magjia e kësaj feste ndjehet më fort tek fëmijët ndaj ju shpreh urimet më të dashura që jeta e tyre të jetë sa më e begatë. Vendi ynë ka ende shumë njerëz që gjenden në vështirësi shpirtërore e materiale e sot jam pranë tyre e solidar me ta, pranë të moshuarve, prindërve që si kanë fëmijët pranë, të papunëve, atyre që janë në spitale, ju uroj një vit më të mire. Urim të veçantë për ushtarakët e familjet e tyre”, tha Nishani.

Presidenti Bujar Nishani në mesazhin e tij kërkoi dialog politik, duke u shprehur se “Parlamenti  duket të ketë dialogun ku të dëgjohet zëri i të gjithëve dhe miratohen reforma afatgjata. Viti 2014 ishte domethënës, ajo që spikat ishte marrja e statusit, vëmendjes së Europës ndaj Shqipërisë i përgjigjet dëshira e shqiptarëve për t’u integruar, e tillë të jetë sjellja e politikanëve. Të rikthehet dialogu i munguar, parlamenti të jetë zëri i të gjithëve, jo i një pjese, të miratohen reforma të thella e aftagjata”, tha Nishani.

Pas mesazhit zyrtar, Presidenti Bujar Nishani në statusin e tij Facebook ka preferuar të urojë shqiptarët për natën e ndërrimit të viteve me një urim, ku në sfond ka vendosur një foto me familjen e tij, duke u shprehur: “Të dashur bashkatdhetarë e bashkëkombas, Ju urojmë familjarisht gëzuar dhe të gjitha mirësitë në këtë Vit të Ri. Paçi vetëm lajme të mira dhe mbarësi në familjet tuaja, fëmijët tuaj dhe tek të gjithë të dashurit që keni. Gëzuar!”.

SHKARKO APP