Presidenti Nishani uron Donald Trump me rastin e marrjes së detyrës

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përmes një mesazhi ka uruar presidentin e 45-të të SHBA, Donald Trump për marrjen e detyrë së re.

“Shkëlqesia Juaj,

Inaugurimi dhe marrja e detyrës së Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më jep edhe njëherë kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju shpreh urimet më të mira e të sinqerta dhe t’Ju uroj shumë suksese në përmbushjen e angazhimeve presidenciale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për gjithçka Shtetet e Bashkuara kanë bërë në mbështetje të shqiptarëve për më shumë se një shekull, si dhe bindjen se partneriteti strategjik mes dy vendeve do të thellohet edhe më shumë gjatë presidencës suaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë për Shqipërinë dhe shqiptarët mikun dhe partnerin kryesor strategjik dhe ju siguroj se shqiptarët do të vijojnë të jenë krah jush në realizimin e agjendës suaj kundër ISIS dhe terrorizmit ndërkombëtar, por edhe për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të agjendës euroatlantike.

Me dëshirën për t’ju takuar në një rast sa më të parë, ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, thuhet në urimin e presidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?