Presidenti Obama do ta vizitojë Kubën

Presidenti amerikan, Barak Obama, po planifikon të kryejë një vizitë në Kubë, ndërsa lajmi pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.

Udhëtimi i Obamës në ishullin komunist pritet të kryhet deri në fund të marsit.

Kjo do të ishte vizita e parë e një presidenti amerikan në Havana në 80 vite. Ndërkohë, kandidatët për Shtëpinë e Bardhë nuk i kanë kursyer kritikat.

Ata e cilësojnë të gabuar një vizitë të tillë në kohën kur Kastro është ende në pushtet.

SHKARKO APP