Presidenti rikthen në detyrë ish-këshilltarin e mbrojtjes

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka rikthyer në detyrë ish-këshilltarin e tij të Mbrojtjes, Pirro Ahmetaj.

Kjo bëhet me dije nga vetë ky i fundit.

“Ju konfirmoj se jam rikthyer në funksionin e Këshilltarit Ushtarak të Presidentit të Republikës! Së fundmi, Ju suguroj se mbetem edhe më i motivuar, privilegjuar për të vijuar me Përulësi, Përkushtim, Profesionalizëm dhe Përgjegjshmëri misionin “ushtar i atdheut” në dobi të Sistemit të Sigurise qytetarëve, shoqërisë, stabilitetit të demokracisë dhe interesave mbarëkombëtare”, shkruan Ahmtaj.

Ai u pezullua nga detyra pasi fyeu dhe sulmoi disa nga deputetët e mazhorancës, duke i cilësuar edhe ish-sigurimsa.

SHKARKO APP