Presidenti Trump: Irani nëse nuk sillet mirë do t’i hedh bomba!

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara mund të rinisin veprimin ushtarak ndaj Iranit nëse ai është i pakënaqur me zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit që kanë arritur Uashingtoni dhe Teherani, teksa udhëheqësit botërorë kanë mirëpritur mundësinë e përfundimit të luftës.

Duke folur gjatë takimit me presidentin egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, në samitin e G7 në Francës më 17 qershor, Trump tha se memorandumi është vetëm një marrëveshje fillestare dhe paralajmëroi se veprimet ushtarake mund të rifillojnë nëse Irani nuk i përmbushë pritjet e SHBA-së.

“Është një memorandum mirëkuptimi. Dhe, nëse nuk më pëlqen, do të nisi të shtënat ndaj tyre, duke u hedhur bomba mbi koka”, tha Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një banderolë e udhëheqësit suprem të Iranit, ajatollah Mojtaba Khamenei, dhe paraardhësit dhe atit të tij të ndjerë, Ali Khamenei, shihet në një rrugë në Teheran.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi: “Nëse nuk sillen mirë, do t’u rikthehemi menjëherë bombardimeve, pikërisht në mes të kokës së tyre, në rregull? Sepse janë sjellë keq për 47 vjet”.

Po ashtu, Trump hodhi poshtë raportimet se SHBA-ja do të investojë 300 miliardë dollarë në Iran në kuadër të memorandumit, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta. Megjithatë, ai tha se Uashingtoni nuk do t’i pengonte që vendet e tjera të investonin në Iran.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?