Presidenti Vuçiç: Nuk negociojmë për ekstradimin e “Ballistit”
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar sot se Serbia nuk do të negociojë për ekstradimin e Ismail Morinës në Beograd. “Ne kemi bërë punën tonë dhe jemi duke pritur për një vendim”, u tha Vuçiç sot gazetarëve.
Presidenti serb theksoi se nuk ka asgjë për të negociuar për shkelësit e ligjit. “Nuk kemi asgjë për të diskutuar për këtë çështje dhe asgjë për të negociuar me askënd”, deklaroi Vuçiç.
Serbia e akuzon “Ballistin” për nxitje të urrejtjes fetare mes dy vendeve për shkak se ngriti dronin me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Një gjykatë në Kroaci ka vendosur ekstradimin e tij në Serbi, por fjalën e fundit e thotë Gjykata e Lartë dhe ministri i Drejtësisë.

