Presidenti Zelensky: Putin synon të gjithë Europën, jo veç Ukrainën

Çfarë kërkon presidenti rus Vladimir Putin? Kreu i shtetit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy thotë se Rusia synon të gjithë Europën dhe jo vetëm Ukrainën. Për të agresioni rus është një katastrofë që në mënyrë të pashmangshme do t’i godasë t’i gjithë.

“Kjo do të jetë një betejë e vështirë, ne besojmë për fitoren tonë. Ne jemi të gatshëm të luftojmë njëkohësisht dhe të kërkojmë mënyra diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

Nga ana tjetër, Zelenskyy pohon se Ukraina është gati për betejë në lindje të vendit, ku trupat ruse kanë filluar të mblidhen.

SHKARKO APP