Presidenti Zelensky: Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovisionin në Mariupol

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur i lumtur për fitoren e shtetit të tij në Eurovision, si edhe ka dhënë një premtim të madh. “Do të bëjmë çmos që një ditë të presim pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovizionit në Mariupol ukrainas”.

Postimi i plotë

Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën!
Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovizionin.

Për herë të tretë në historinë e saj. Dhe unë besoj, jo e fundit.
Do të bëjmë çmos që një ditë të presim pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovizionit në Mariupol ukrainas.

E lirë, paqësore, e rindërtuar.Jam i sigurt se korda jonë fitimtare në betejën me armikun nuk është larg.

Lavdi Ukrainës.

SHKARKO APP