Presidentja e Hungarisë: Erdha në Shqipëri në një kohë kritike, të ruajmë sigurinë. Mbështesim integrimin në BE

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak gjatë vizitës në Tiranë mbajti edhe një fjalim të veçantë në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo u shpreh se është parë sa pak duhet për të rritur tensionet dhe situata të kalojë në nivel lufte. Novak theksoi se është e rëndësishme të ruhet stabiliteti dhe siguria e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kam ardhur në Shqipëri në një kohë kritike. Europa po përballet me vështirësi. Në radhë të parë, lufta në Ukrainë dhe pasojat e kësaj lufte. Në radhë të dytë Ballkani perëndimor, stabiliteti. Dhe së treti rritja e vazhdueshme e imigracionit ilegal, Së katërti sfidat demokratike. Së pesti fuqia politike botërore e Europës është në pikëpyetje. Duhet të flas në lidhje me luftën në Ukrainë.

Është e rëndësishme të ruajmë stabilitetin dhe sigurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Kosovë, në misionin e KFOR-it ka 400 ushtarë hungarezë, 20 janë lënduar gjatë sulmeve të fundit. Shumica e tyre janë në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam i bindur që stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është çelës për integrimin europian. Paqja, siguria e Europës varet shumë nga Ballkani Perëndimor. Ne mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE. Ndaj duam që ju, shqiptarët t’ju përshëndesim si qytetarë të BE. Edhe ne kemi nevojë për ju brenda BE”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?