Presidentja e Komisionit Europian bëhet gjyshe për herë të parë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është një #GjysheKrenare e vetëdeklaruar, pas lindjes së nipit të saj të parë muajin e kaluar.

Ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes dhe nënë e shtatë fëmijëve, postoi sot një foto të saj në Instagram duke buzëqeshur me një foshnje, duke e cilësuar atë si një “çast magjik”.

Von der Leyen nuk bëri të ditur emrin, ditëlindjen e saktë ose prindërit e të porsalindurit në postim, por zbuloi në një fjalim të dielën se vajza kishte lindur një muaj më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përqafimi i mbesës sime për herë të parë ishte një nga ato çaste që vendos gjithçka në perspektivë dhe të kujton atë që është me të vërtetë e rëndësishme në jetë”, tha ajo në një ceremoni në qytetin francez të Strasburgut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së bashku me burrin e saj, mjekun dhe akademikun Heiko von der Leyen, politikania konservatore ka rritur shtatë fëmijë, të lindur midis 1987 dhe 1999.

Para se të merrte përsipër frenat e Komisionit Europian në 2019, ajo shërbeu gjithashtu si ministre e Gjermanisë për Punën dhe, para kësaj, si ministre për Familjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?