Presidentja Vjosa Osmani nderon Gert Bogdanin, dekorata i dorëzohet gruas dhe fëmijëve

Me rastin e 17-vjetorit të ditës së Pavarësisë së Kosovës, u organizua në Prishtinë ceremonia e dekorimeve presidenciale të meritave, e organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Një nderim i veçantë iu bë edhe ish-deputetit të ndjerë të partisë Demokratike Gerti Bogdani.

Atij iu dha urdhrin “Dr.Ibrahim Rugova” me motivacionin “Për kontributin e jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe përkushtimin e tij në kultivimin e frymës përbashkuese“.

Dekorata iu dorëzua bashkëshortes së tij, Edlira Çepani dhe dy fëmijëve të Gert Bogdanit. Bashkëshortja e ish-deputetit, Edlira Çepani tha se Bogdani kontribuoi për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës “që në nisjen e karrierës së tij dhe deri në fund”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?