“Presim tërmete të tjera. Nuk e dimë magnitudën”

 

 

Tërmeti i sotëm dhe ai i djeshëm, që e patën epiqendrën në afërsi të Bulqizës, nuk janë të fundit për këtë zonë. Përgjegjësi i Departamentit të Sizmiologjisë, Rexhep Koçi thotë se priten të tjera lëkundje të forta të tokës. Sipas tij, në zonën jugore të Bulqizës ka aktivitet sizmik në rritje. “Presim tërmete të tjera, por nuk mund ta përcaktojmë shkallën e tyre”, tha ai për News 24. Lëkundjet e ditës së sotme kishin një manjitutë 5.1 ballë. Ato u ndjenë të forta në Bulqizë, Peshkopi e Tiranë, por nuk shkaktuan dëm

SHKARKO APP