Presioni i Tahirit? Bylykbashi: E mbështet Rama
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, shprehet se ndryshimet në prokurori sollën këtë situatë me çështjen ”Tahiri”. ”E kemi paralajmëruar gati 10 muajsh më parë me ndryshimet e bëra në Prokurori me sajesën e Kryeprokurorit të përkohshëm do të sillte këtë situatë. Për ta shpallur të pafajshëm një person duhet që t’i zgjasësh hetimet ose t’i bësh keq ato. Deklaratat e Tahirit janë një formë kërcënuese ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh Bylykbashi në studion e ”Top Talk”.
Sipas tij, arroganca e presioni i Tahirit ndaj gjykatës vjen pasi ai ka mbështetjen e Ramës. Më tej Bylykbashi shprehet se dosjet e prokurorëve në Shqipëri janë plot me prova por nuk veprohet.
“Dosjet e Prokurorisë në Shqipëri janë plot me prova. Prokuroria italiane, ka prova, por jo të mjaftueshme për ta dënuar. Këtë thotë edhe vendimi: Kërkojmë ta mbyllim sepse s’kemi prova të mjaftueshme”, sqaron ai, duke theksuar se në Itali nuk janë hetuar aktivitet kriminale të Tahirit në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

