Prestigjiozja britanike: Shqipëria një vend mistik nga më të bukurat në Evropë
Gazeta britanike “Telegraf” fton lexuesit e saj që të vizitojnë Shqipërinë.
“Ky udhëtim i paharrueshëm në pjesën më të vogël të vizituar të Ballkanit, ju lejon që të zbuloni shumë nga Shqipëria, një vend magjepsës dhe i bukur me një histori të gjatë të komunizmit, trashëgimia e të cilit është ende e dukshme”, kështu nis artikulli i prestigjiozes britanike.
Udhëtimi i artikullshkruesit nis nga Maqedonia fqinje nga liqeni i famshëm i Ohrit për të vijuar me trashëgiminë botërore të UNECSCO-s.
Me një vijë bregdetare të gjatë në Adriatik-vijon Telegraf-Shqipëria është një nga vendet më të bukura të Evropës, por pak e vizituar, mistike në të kaluarën e saj komuniste argëton vizitorët nga e gjithë bota.
Në hartën e vizitave përfshihet qyteti i Beratit, Butrinti dhe muzeu i Onufrit për të vijuar më Shkodrën, Krujën, Elbasanin dhe Durrësin ku ndodhet amfiteatri më i madh në Ballkan.
Gjatë turneut, thuhet në artikull, vizitohet xhamia më e madhe në Shqipëria, kisha ortodokse dhe Bazilika.
KOHA JONË SONDAZH

