Prezantohet aplikacioni telefonik për transportin, “Smart Transport Albania”

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka prezantuar aplikacionin e ri që jep informacionin e nevojshëm për gjithë itineraret dhe oraret e transportit publik. Ministri, tha se aplikacioni “Smart Transport Albania”, është lehtësisht I përdorueshëm, mjafton pasja e një telefoni smart që bën të mundur shkarkimin dhe më pas përdorimin.

Ministri Haxhinasto, tha se Ministria e Transporteve i kushton vëmendje të madhe zbatimit të sistemeve inteligjente të transportit.

“Në ketë kuadër, së shpejti do të prezantohet edhe aplikacioni tjetër, që do të paraqesë në kohë reale gjendjen e akseve kombëtare rrugore dhe trafikut. Më pas këtij aplikacioni, do ti shtohet edhe elementi i biletimit elektronik”,- tha Ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Haxhinasto, tha se në muajin Maj, përfundon gjithë paketa ligjore për reformën në transpotin ndërqytetas, një reformë e thellë, që do të sjellë një shërbim krejtësisht tjetër për qytetarët shqiptar, duke organizuar gjithë linjat ndërqytetëse dhe duke sjellë një cilësi të re në transport.

Swiss Digital Mobile Reklama

Haxhinasto, tha se ky aplikacion vjen në kohën e duhur, pasi shumë shpejt hapet edhe sezoni turistik dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për turistët e huaj që do të vizitojnë vendin.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?