Prezantohet kandidati i PD në Kurbin, Gjekmarkaj: Shqipëria dhe populli i saj presin opozitën
Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka prezantuar kandidatin për zonën e Kurbinit, Kastriot Piroli shoqërohej nga deputetja Elda Hoti, kryetari i PD-së, Dega Kurbin, Edmond Shkoza, dhe sekretari, Romario Marashi.
Postimi i plotë
Pjesëmarrja është shprehje e entuziazmit dhe besimit për ndryshimin e 11 Majit. Së bashku me deputeten Elda Hoti, kryetarin e PD-së, Dega Kurbin, Edmond Shkoza, dhe sekretarin, Romario Marashi, prezantuam djalin e Kurbinit, deputetin aktual dhe të ardhshëm, Kastriot Piroli.
Ai është një përfaqësues i denjë i krahinës dhe bir i një familjeje me tradita shekullore, i cili do të fitojë dhe maksimalizojë votën për listën e PD-së, për një rezultat 5 me 2!
Qytetarët shprehën indinjatën dhe zemërimin e tyre për qeverinë e skandaleve dhe gjuhën e pahijshme që kryeministri aktual përdor ndaj opozitës.
Programi i PD-së është zgjidhja, fjala e Sali Berishës është garancia, dhe puna e të gjithëve do të sjellë rezultatin që presim. Shqipëria dhe populli i saj po presin opozitën
KOHA JONË SONDAZH

