Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:09 Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve Elbasani përkujtoi sot, 11 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit, në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar pranë Lapidarit kushtuar 23 partizanëve të Brigadës së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Prezantoi projektligjin për OJF-të, Gjonaj: Regjistrimi elektronik në Gjykatën e Tiranës lehtëson procedurat dhe ofron shërbime të tjera shtesë

Aktualitet E martë, 23 Shkurt 2021 12:22
Prezantoi projektligjin për OJF-të, Gjonaj: Regjistrimi elektronik në Gjykatën e Tiranës lehtëson procedurat dhe ofron shërbime të tjera shtesë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sot në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj prezantoi risitë e projektligjit për regjistrimin e OJF-ve, një nisëm kjo e kërkuar jo vetëm nga nevoja për rregullim të problematikave aktuale, por edhe si nismë ligjore që vjen edhe nga rëndësia e përmbushjes së Rekomandimeve të Komitetit të Ekspertëve të MONEYVAL.

Ajo shtoi se do të rritet aksesi publik ku çdo person i interesuar mund të kryejë, pa pagesë, kërkime në bazën e të dhënave elektronike për çdo të dhënë të regjistruar.

Një tjetër risi e cila u prezantua nga Gjonaj gjatë mbledhjes së sotme është krijimi i një sporteli elektronik i cili është portali elektronik i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i aksesueshëm nëpërmjet faqes zyrtare në internet dhe mundëson ofrimin e shërbimit për publikun në distancë.

Parashtrim në tërësi i problematikave dhe risive që sjell akti

Qëllimi kryesor i ndërmarrjes së iniciatives ligjore për ndryshimin e ligjit aktual të regjistrimit të OJF-ve është përmirësimi i kornizës ligjore ekzistuese që lidhet me procedurën e regjistrimit të OJF-ve, nëpërmjet ndërmarrjes së veprimeve konkrete për thjeshtimin e dokumentacionit që u kërkohet qytetarëve për ofrimin e shërbimeve nga ana e institucioneve të administratës shtetërore, duke krijuar lehtësira dhe mundësi të marrjes së shërbimit online, me sa më pak dokumente, me kosto të reduktuar për qytetarë dhe mbi të gjitha brenda afateve të shkurtra.

Sjellim në vëmendje se, disa nga problematikat e konstatuara në praktikë, që kanë diktuar nevojën për ushtrimin e iniciativës përkatëse legjislative, konsistojnë në sa më poshtë:

Së pari, ligji aktual për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse ka të përcaktuar Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës si të vetmin organ kompetent për të gjitha regjistrimet dhe procedurat e shpërbërjes së OSHC- ve dhe për veprimet e ndërmjetme që kërkohen gjatë veprimtarisë së këtyre organizatave, duke përbërë kështu një barrë të panevojshme administrative dhe financiare për OJF-të, veçanërisht për subjektet të cilët, regjistrojnë OJF-të e tyre në qytete të tjera të Republikës së Shqipërisë. Modernizimi i sistemit të regjistrimit është nevojë e domosdoshme, me qëllim përmirësimin e aktiviteteve të OJF-ve në Republikën e Shqipërisë.

Së dyti, ligji ekzistues për regjistrimin e OJF-ve ka një sistem regjistrimi në mënyrë manuale të OJF-ve. Kjo passjell statistika jo të plota, pasi ka një moskoordinim ndërmjet institucione të tjera që kanë detyrimin e raportimeve mbi këto organizata.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Së treti, bazohet në procesin gjyqësor që shqyrtohet nga një gjyqtar i vetëm nga seksioni tregtar i gjykatës, që është natyrshëm më i ngadaltë krahasuar me procesin administrativ i cili synohet të përfshihet në vendimet e ndërmjetme;

Së katërti, ndikon negativisht në transparencën e Regjistrit si dhe qasjen në të dhëna nga palët e treta, e cila do të bëhet e mundur me ndryshimet e synuara.

Së fundmi, kjo nismë vjen edhe nga rëndësia e përmbushjes së Rekomandimeve të Komitetit të Ekspertëve të MONEYVAL lidhur me këtë fushë. Në një raport të tyre cilësohet ndër të tjera se nuk ka asnjë dokument mbi praktikat më të mira që të jetë hartuar nga Shqipëria me përfshirjen e OJF-ve, si dhe nuk janë ndërmarrë hapa për promovimin, mbikëqyrjen e riskut ose monitorimin e OJF-ve, duke rekomanduar krijimin e regjistrit elektronik dhe përmirësimin e procedurave të regjistrimit të OJF-ve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

RISITË

Me krijimin e regjistrit elektronik Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë garanton lehtësimin e procedurave të regjistrimit dhe ofrimin e shërbimeve të tjera shtesë, në favor të subjekteve të interesuara, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

-Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nëpërmjet digjitalizimit elektronik të regjistrimit, bashkëpunon me autoritete të tjera publike dhe mundëson ndërlidhjen dhe shkëmbimin elektronik të të dhënave, të regjistruara në bazën e saj elektronike, me regjistra apo baza të dhënash elektronike të autoriteteve të tjera publike, si brenda, ashtu dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

-Rritet aksesi publik ku çdo person i interesuar mund të kryejë, sipas këtij ligji, pa pagesë, kërkime në bazën e të dhënave elektronike për çdo të dhënë të regjistruar, me përjashtim të adresës së banimit të individëve.

-Sekretaria e Regjistrit konfirmon të dhënat e regjistruara nga organizatat jofitimprurëse, sipas këtij ligji, nëpërmjet lëshimit të ekstrakteve në format shkresor apo elektronik, sipas këtij ligji. Çdo person, ka të drejtë të marrë pa pengesa, në format shkresor apo elektronik, sipas dëshirës, ekstrakte për të dhënat e regjistruara të çdo organizate jofitimprurëse, si dhe kopje të dokumenteve shoqëruese, të depozituara në regjistër.

Mund t'ju interesojë

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Para 8 minutash
Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 42 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 58 minutash

-Gjithashtu një risi është krijimi i sportelit elektronik i cili është portali elektronik i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i aksesueshëm nëpërmjet faqes zyrtare në internet, mundëson ofrimin e shërbimit për publikun në distancë, duke komunikuar drejtpërdrejt me sistemin qendror për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse, nëpërmjet mjeteve elektronike. Çdo shtetas, pasi të jetë identifikuar elektronikisht, ka të drejtë që, në cilësinë e kërkuesit apo të personit të autorizuar, të paraqesë një kërkesë për regjistrim apo të kryejë pranë sportelit elektronik çdo regjistrim apo veprim tjetër, sipas këtij ligji. Krjimi i këtij portali elektronik i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për regjistrimin OJF-ve dhe digjitalizimi i të dhënave dhe arkivave të OJF-ve do të sillte lehtësira për publikun në dinstancë jo vetëm në koston financiare të udhëtimeve që bënin për të ndjekur procesin deri në regjistrimin e veprimtarisë së tyre, por njëkohësisht dhe të kohës së harxhuar.

-Risi tjetër e këtij projektligji është ulja e barrës në procedurat gjyqësore në vendimet për ndryshime (që do merren nga Kancelari). Do të jetë një procedurë administrative më e shpejtë kur vendimin për kërkesat për regjistrimet e tjera do të merret nga Kancelari. Në këtë mënyrë është kohë e kursyer për subjektin. Ndryshe nga regjistrimi dhe ç’regjistrimi të cilat realizohen me vendim gjykate, vendimi për miratimin e ndryshimeve është në kompetencë të Kancelarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Etiketat e lidhura

etilda gjonajregjistrimi i OJF-ve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 8 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 14 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 16 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 20 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.