Prezantuesja e Top Channel, përndiqet nga një njeri i fiksuar pas saj. Policia e arreston (Foto)

 

Gazetarja Jonida Shehu, aktualisht drejtuese e emisionit “Pasdite në Top Channel”, është përndjekur sistematikisht nga një person i fiksuar marrëzisht ndaj saj.

Kjo është bërë kaq e padurueshme për Jonida Shehun sa është detyruar të bëjë denoncim në polici.

Burime zyrtare nga drejtoria e Policisë së Tiranës, i thanë agjencisë NOA.al se është bërë shoqërimi në Komisariatin Nr 1, i shtetasit S.Q.me banim në Tiranë.

Qefalia akuzohet se ka përndjekur për të paktën dy vjet rresht, gazetaren Jonida Shehu, e cila kohët e fundit ishte edhe zëdhënëse e ministrisë së Brendshme.

S.Q. është ndaluar në paraburgim pas shoqërimit.

Nga hetimet e kryera doli se S.Q. e ngacmonte me mesazhe të vazhdueshme në rrjetin social Facebook, gazetaren Jonida Shehu, e martuar dhe me fëmijë.

I fiksuar pas Jonidës, madje S.Q. nuk e pranonte si fakt të qenit zonjë të gruas që përndiqte, duke kërkuar edhe nga forcat policore që ta korrigjonin statusin e saj në zonjushë.

Hetimi evidenton se S.Q. ndërsa Jonida punon në Top Channel, i dërgonte SMS pas çdo puntate dhe ishte i fiksuar pas saj edhe kur ajo ishte në RTV Ora News.Në një prej mesazheve, shkruante: “Sot nuk buzëqeshe dhe aq shumë. Pse ishe e mërzitur?” E lodhur nga kjo situatë, Jonida ka vendosur të denoncojë persekutonin e saj në polici.

Ajo ka nxjerrë dhe printuar të gjitha mesazhet e dërguara nga S.Q. dhe ka kërkuar ndihmën e policisë së Tiranës e cila kreu ndalimin e të dyshuarit.

(Marre nga Express)

SHKARKO APP