Prifti i Elbasanit çon Janullatos në prokurori, “aktivitet armiqësor ndaj Shqipërisë”
Prifti i kishës “Shën Maria” në Elbasan, At Nikolla Marku, ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme një kallzim penal ndaj Kryepeshkopit të Kishes Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatosit. Ai e akuzon Janullatos për aktivitet armiqësor ndaj Shqipërisë, për shkelje të territorit shqiptar dhe lobim kundër Shqipërisë përmes partive të minoritetit grek.
At Nikolla Marku e ka shpallur armik të Shqipërisë Janullatos, duke renditur 12 akuza.
Prifti i kishës së “Shën Maria” në Elbasan, At Nikolla Marku pasi e kallëzoi penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme Anastas Janullatus, kërkon hetim të gjithanshëm për aktivitetin e Kryepeshkopit.
12 pikat e akuzave ndaj Anastas Janullatus që duhet të jenë objekt i hetimit i Prokurorit të Përgjithshëm, sipas Atn Nikolla Markut:
1- Ndryshime në Statusin e Kishës Ortodokse pa bazë ligjore dhe teologjike
2- Shkelje të statusit kishtar në favor të shovinizmit grek duke bërë propagandë të hapur dhe të fshehur në favor të Vorio- Epirit
3- Liturgji meshtare në gjuhën greke
4- Ndërtim i Sinodit të Shenjtë jashtë Statusit të vërtetë të kishës ortodokse shqiptare
5- Ndërtim dhe restaurim i kishave në stilin grek
6- Bashkëpunim i ngushtë me qeveri të ashtuquajtura Vorio Epir
7- Bashkëpunim i ngushtë me parti ultranaziste greke Agimi i Artë
8- Qarkullim Financash dhe pastrim parash për biznese dhe ndërtim kinse kishash (financime të dyshimta)
9- Mungesë transparence për origjinën e financimit të institucionit kishtar
10- Përfshirje e drejtpërdrejtë në glorifikim të viktimave të ushtrisë greke gjatë luftës italo-greke
11- Shkelje e sovranitetit territorial, manipulim dhe deformim i traditës historike shqiptare në lidhje me Kishën Ortodokse Shqiptare
12- Lobing kundër imazhit të vërtetë të republikës së Shqipërisë dhe historisë kombëtare fetare në bashkëpunim me partinë e Bashkimit të Drejtave të Njeriut, shoqatën “gomonia” si dhe lobin greko-amerikan me në krye Nikolas Geixh.
Për denoncimit drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, është vënë në dijeni Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, deputetë, kryetarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

