Princi mbërriti!

Nga Gjergj Marku-
(arkiv-histori)
Princi mbërriti!…
Preng Bibë Dodë Pasha dhe të afërmit e tij e konsideronin veten si pasues të Lekë Dukagjinit, e prandaj pikërisht për këtë, kishin tagrin të komandonin Mirditën. Preng Bibë Doda kishte komanduar mirditorët kundër osmanëve në 1877. Në 1881 ishte internuar në Anadoll. Në 1908, pas 17 vjetësh internimi pati rastin të kthehej në Mirditë. Kjo ishte një ngjarje e madhe për krejt Veriun e Shqipërisë. Durhami, që kishte mbërritur ndërkohë në Shkodër, vendos të bëhet pjesë e karvanit princëror që ishte drejtuar drejt zemrës së Mirditës, drejt Shpalit.
Shkruan Durhami: “…Ajo që dukej e pamundur kishte ndodhur, Princi qe kthyer te populli i vet. Ai zbriti nga kali me pamjen e dikujt që s’di as vetë nëse është zgjuar, a në gjumë. Është e vështirë kur të thërrasin kaq papritur duke kërkuar të luash rolin e një gjysmëperëndie”. Në Shpal atë ditë ishin mbledhur 2500 burra. Ishte udhëtimi i fundit i Durhamit në Mirditë. 11 vjet më vonë, kur ajo ishte në Egjipt, Princi mbeti i vrarë në një atentat pranë Milotit.
(E. Durham)

SHKARKO APP