FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prindër kujdes! Policia gjobit, procedohen pesë drejtues mjetesh dhe 12 pasagjerë

Pesë drejtues mjetesh janë proceduar penalisht gjatë 48 orëve të fundit nga Policia e Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, janë proceduar penalisht edhe 12 pasagjerë, në cilësinë e mbikëqyrësit të fëmijëve nën moshën 12 vjeç.

Policia bën me dije se proçedimet kanë ardhur si pasojë e neglizhencës së prindërve apo të kujdestarëve të fëmijëve, në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas njoftimin mësohet se ajnë pikasur fëmijë që nuk udhëtonin me mjete fiksimi të posaçme në makinë

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i policisë Tiranë

Duke parë neglizhencën e theksuar të prindërve dhe të tjerëve ndaj zbatimit të normave të sjelljes që detyrojnë drejtuesin e mjetit apo personin përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve nën moshë, të përdorin sistemet e fiksimit sipas përcaktimeve të bëra në Kodin Rrugor shqiptar, si dhe rrezikun që u kanoset fëmijëve që nuk udhëtojnë në mjete me sisteme fiksimi të posaçme, Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar ndjeshëm kontrollet dhe masat administrative për këtë shkelje që është shkak për aksidente rrugore, me pasoja fatale për jetën.

Nga kontrollet parandaluese për këtë shkelje, përgjatë 48 orëve të fundit, nga rrugorët e kryeqytetit janë verifikuar dhe proceduar administrativisht 5 drejtues mjetesh dhe 12 pasagjerë në cilësinë e mbikëqyrësit së fëmijëve nën moshën 12 vjeç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?